
Ambasadori në largim Donald Lu thotë se ndihet i skandalizuar nga sistemi gjyqësor në Shqipëri dhe nga Policia, për menyrën se si kanë vepruar me eksponentët gjyqësorë dhe krimit në Shqipëri.
Gjatë rrëfimit të tij në emisionit "Real Story" ne Vizion Plus ambasadori amerikan ne Shqiperi, Donald Lu permendi me emra rastet.
"Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq”, shprehet Lu.
Ai vijon më tej:
“Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





