Transmetuar më 13-09-2018, 14:55

Kompania “Apple” ka prezantuar dy modele të reja të telefonëve, ”iPhone Xs”, ”Xs Max”, dhe “X”

Këto produkte janë ideuar për të qenë modelet më të avancuara të krijuara ndonjëherë nga “Apple”.

foto galeri

Gjiganti i teknologjisë do të zgjerojë dizajnin dhe emërtimin e ”iPhone X” në të gjithë linjën e tij të telefonëve, me më shumë madhësi, ngjyra dhe nivele çmimesh.

“Apple Watch” dhe “Air Pods” gjithashtu mund të marrin dhe ato një rifreskim. Kompania ndjek një ritëm te caktuar me njoftimet e saj për smartphonët, duke zbuluar një përmirësim të madh çdo vit, dhe përditësime të vogla.

“Apple’’ ka shitur deri tani dy miliardë aparate celularë, ka njoftuar drejtori i përgjithshëm ekzekutiv, Tim Cook gjatë prezantimit të risive.