Transmetuar më 13-09-2018, 14:18


Pamjet janë të rënda, dhe tregojnë momentin kur një burrë u arrestua pak pasi kishte vrarë një grua, dhe duart i ka ende me gjak.
Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë në Britaninë e Madhe.
Martin McDermott kishte vrarë 44-vjeçaren Leslie Salmon, dhe më pas kishte në plan për të copëtuar trupin e viktimës.
Policia e Derbyshire, pasi parandaloi veprimin ekstrem, tha se McDermott kishte pak ose aspak motiv për vrasjen brutale.
McDermott u burgos me një minimum prej 25 vjetësh në Gjykatën e Krimit të Nottingham më 12 shkurt. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





