Transmetuar më 13-09-2018, 09:37

Në videon e mëposhtme shfaqen momentet e arrestimit të një vrasësi vetëm pak çaste pasi ai kishte masakruar me thikë një person.

Martin McDermott 60-vjeç nga Notinghami në Britani, vrau me thikë 44-vjeçarin Leslie Salmon.

Në zonë ishte duke patrulluar polici Richard Edge i cili arriti me shpejtësi në vendngjarje duke neutralizuar vrasësin.

Në pamje duket teksa ai i drejton një pistoletë që shkarkon elektricitet vrasësit dhe e këshillon të mos bëjë asnjë lëvizje.

“Nëse bëni qoftë edhe një lëvizje do ta përdor”, i thotë polici autorit të krimit.

Pasi prangoset, vrasësi nuk shpreh aspak pendesë. Edhe në sallën e gjyqit ai deklaroi se “ishte krenar për atë që kishte bërë”.

Ndërkohë, policët e përshkruan vrasjen si një ngjarje që ndodhi “pa asnjë motiv”.

Skena e krimit sipas policëve ishte e rëndë. “Ishte një ndër skenat më të tmerrshme që kam parë”, tha njëri prej policëve duke përshkruar brutalitetin e vrasësit./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd