Transmetuar më 13-09-2018, 08:46
Gjatë një seance plenare

Opozita pritet të bojkotojë seancën plenare të kësaj të enjteje. Sot grupet parlamentare të opozitës do të jenë në Durrës ku do të zhvillojnë mbledhjet e grupeve paralele të krijuara për atë që opozita e quan beteja për “ndarjen e shtetit nga krimi”.

Ndërkohë sot në Kuvend është për shqyrtim dekreti i presidentit Ilir Meta i cili ktheu për rishqyrtim ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Meta vendosi ta rikthejë duke përmendur si argument uljen e barrës fiskale për kompanitë e basteve, që sipas tij do stimulojë këtë aktivitet.

Por, ministri i Financave Arben Ahmetaj në arsyetimin e dhënë në Kuvend tha se kreun e shtetit e kanë informuar gabim.

Ai tha se ndryshimet ligjore nuk ndryshojnë tatimin mbi fitimin për këto kompani. Po ashtu, ai tha se rritet taksimi për Lotarinë Kombëtare nga 10 në 15 %.

“Unë besoj që ata që kanë këshilluar Presidentin, e kanë këshilluar gabim. Ligji rrit ngarkesën fiskale për atë kompani që ishte përjashtuar nga taksimi prej 15%”, tha ministri Ahmetaj.

Po sot, mazhoranca pritet të kalojë edhe ndryshimet në ligin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë.

Është vendosur dëmshpërblimi i të gjitha kategorive që janë gjallë ndërkohë disa kategori trashëgimtarësh janë përjashtuar./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd