
Pas një hetimi disa mujor në Nikël të Krujës, elementë me rrezikshmëri shoqërore të larte, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë kanë rënë në pranga.
Hetimet u zhvilluan në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ku morën pjesë Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH.
Operacioni nisi sot rreth orës 05:30 të mëngjesit.
Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e ketyre elementeve kriminalë si dhe mbledhjen e të dhënave në rrugë operative me qëllim evidentimin sa më të plotë dhe sa më të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie.
Gjatë këtij operacioni u shoqëruan një numër personash dhe u arrestuan 5 shtetas.
Identitetet e tyre vijojnë si më poshtë:
-Lutfi Haka 67 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
-Marklen Haka 27 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
-Ylli Çangu, 42 vjeç, banues në fshatin Nikel, Krujë, i dënuar më parë;
-Skënder Leza, 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë;
-Valter Bami,.32 vjeç, banues në Larushk, Krujë.
Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjet të blinduar, euro, dollarë e lekë si dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.
Konkretisht janë sekuestruar:
-2 armë zjarri pistolete
-4 armë gjahu e pushke sportive;
-5 armë të ftohta;
-sasi fishekësh
-4 palë dylbi
-1 radio transmetuese;
-39 000 Euro;
-1 200 dollarë amerikanë ;
-2 900 000 lekë të reja;
-8 aparate celularë;
-1 automjet i blinduar etj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale " Mbajtja pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të ftohta" dhe "Pastrimi i Produkteve të veprës penale".
“Ne i sigurojmë banorët e Nikles, Krujës dhe gjithë Shqipërisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





