Transmetuar më 12-09-2018, 19:15

Zjarr me përmasa të mëdha në Elbasan.
Zjarri mësohet se ka rënë rreth orës 18.40, në lagjen “Dyli Haxhire”, në Ullishtë.
Zjarri është përhapur edhe për shkak të terrenit të thyer dhe ka vështirësi për shuarjen e tij.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses.
Gjithashtu u njoftua edhe Shefi i Emergjencave Civile, Elbasan.
Po punohet për fikjen e zjarrit./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





