
Një person është gjetur i varur në një pemë në Ksamil.
Viktima është gjetur në njësinë e Manastirit gjatë orëve të pasdites.
Policia ende nuk e ka identifikuar kufomën por paraprakisht dyshohet se trupi i pajetë i përket 29-vjeçarit Blerim Dulaj.
Ky i fundit ishte zhdukur prej ditës së djeshme.
Para se të largohej nga banesa, ai u kishte thënë familjarëve se “po shkoj të mbytem në det”.
Pasi ai nuk u kthye në banesë, familjarët kuptuan se i riu mund ta kishte seriozisht paralajmërimin dhe njoftuan policinë.
pas disa orë kërkimesh, u gjet trupi i pajetë rreth 200 metër larg banesës së familjes Dulaj.
Pritet që trupi i pajetë të identifikohet edhe nga familjarët./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





