Transmetuar më 11-09-2018, 18:12
Drejtoria e Policisë Tiranë

Një 14-vjeçare nga Tirana rezulton e zhdukur prej tre ditësh. Bëhet fjalë për të miturën e identifikuar nga policia vetëm me inicialet E.H.

Ajo është larguar nga banesa e saj që në datën 8 Shtator dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e vajzës.

Denoncimin për zhdukjen e minorenes e bëri nëna e saj, shtetasja me inicialet E.H.

Kjo e fundit ka bërë denoncimin një ditë më parë në Policinë e Tiranës.

Nuk dihet se pse 34-vjeçarja ka pritur dy ditë për denoncimin dhe nuk i është drejtuar policisë që ditën e parë.

Raportohet se familjarët kanë kontaktuar edhe me të afërmit dhe shoqet e vajzës por askush nuk ka pasur dijeni.

Policia thotë se ka nisur kërkimet për lokalizimin e vajzës.

Ndërkohë, dosja është përcjellë në prokurori për kryerjen e veprimeve të mëtejshme./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd