Transmetuar më 11-09-2018, 14:14

Foto ilustruese
Një djalë i ri shqiptar është gjetur i pajetë ditën e sotme. Kufoma është gjetur në autostradën A1 në Basserdorf ZH, të Zvicrës.
Nga të dhënat paraprake, thuhet se viktima është një 18-vjeçar shqiptar, i cili është gjetur i pajetë brenda një makine.
Mësohet se trupi i pajetë ndodhej në anën e pasagjerit, teksa dera e automjetit tip “Kia” me targa të Bernës, ishte e hapur.
Paraprakisht mendohet se ngjarja mund të jetë aksident, ndërkohë që grupi hetimor po punon për të zbardhur më shumë.
Sakaq nuk bëhet me dije ende identiteti i shqiptarit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





