
Viçi i kuq i cili sjell “premtimin e pastërtisë biblike në botë” lindi. Është kjo ajo që raporton “The Temple Institute”, duke publikuar një video të një viçi të vogël.
Në tekstet e shenjta kristiane dhe hebraike thuhet se lindja e kësaj kafshe është e lidhur me fundin e tempujve dhe më konkretisht të hebraizmit.
Kjo pasi lindja e një viçi të kuq, i paraprin ndërtimit të një tempulli të tretë dhe ardhjen e një Messia të ri.
Kjo teori ka ngjallur polemika të shumta, duke aluduar fundin e botës. Mediat izraelite thonë, se viçi është fryt i implantimit të embrioneve të red angus, të cilat janë lopë tradicionale që mbahen në shtëpitë e izraelitëve.
Ndër të tjera ekzemplari i ri duhet të përmbushë disa kërkesa që të përmbushë teorinë, si ajo e të qenit pa asnjë shenjë, shkruan noa.al.
Kjo nuk është hera e parë që një viç i kuq përshihet në këtë teori, por se kush është i duhuri e vendos një komision rabinësh dhe nëse është pikërisht ky viç, atëherë teoria parashikon fundin e botës. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





