Transmetuar më 11-09-2018, 11:58

Një dhimbje e padurueshme ajo e një çifti të ri, të cilët humbën fëmijën e tyre, para se të vinte në jetë.

Devan Cadwallader, në 25-vjeçaree angleze nga Telford, kishte shkuar në spital, e shqetësuar pasi nuk ndjente më të lëvizte vogëlushen që mbante në bark. Por mjekët e dërguan në shtëpi, duke i thënë se nuk kishte gjë, kur në fakt vogëlushja kishte vdekur.

“Nuk e dimë më se kush e ka fajin, por dimë vetëm që hymë në spital me vogëlushen shëndoshë e mirë dhe dolëm prej andej me një arkivol”, tha gruaja për mediat vendase, e cila ndodhej në muajin e fundit të shtatzënisë.

E shqetësuar për shkak se vogëlushja nuk po lëvizte, Devan shkoi në spital me të shoqin, por personeli e injoroi pa e vizituar, duke i thënë se nuk kishte asgjë, ndaj duhej të kthehej në shtëpi.

Pas dy ditësh, duke mos ndjerë më lëvizet e së voglës, shkoi sërish për kontroll, ku rrahjet e zemrës së bebes nuk dëgjoheshin.

Vogëlushja kishte vdekur brenda në bark, pa ardhur ende në jetë! E shkatërruar familja denoncoi spitalin, me synim që të kërkojë të drejtësi, shkruan noa.al.

Madje Devan thotë se në momentin e parë kur shkoi në spital, kërkoi që ti nënshtrohej lindjes me operacion, por një kërkesë e tillë u refuzua. Sipas saj, politika e spitalit i limton në maksimum ndërhyrjet kirurgjikale, por një mohim i tillë thotë 25-vjeçarja, mund të jetë bërë shkak për tragjedinë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd