
Një emigrant shqiptar në Itali, është gjetur i vdekur në varrezat e Cuggiono. Zbulimi u bë paraditen e kësaj të hëne.
Shqiptari i cili punonte si kujdestar i varrezave, u gjet i pajetë nga disa qytetarë të cilët kishin shkuar për të vizituar varret e të afërmve të tyre.
Pavarësisht lajmërimit të ndihmës së shpejtë, mjekët konstatuan vdekjen e tij.
Viktima është një 59-vjeçar shqiptar, i cili ishte i njohur në zonë, pasi për vite me radhë kishte punuar në varreza.
Disa dëshmitarë thanë se e kishin parë të ndjerin deri në orën 08.00 të mëngjesit të së hënës, duke punuar, ndërsa më tej u gjet i pajetë.
Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së shqiptarit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





