Transmetuar më 11-09-2018, 09:20

Prej disa vitesh ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, është i martuar me bukuroshen italiane Monica. Si fryt i martesës mes tyre ka ardhur në jetë edhe Boikeni i vogël.

Monica është shumë aktive dhe së fundmi ka ftuar ndjekësit e saj që ti bëjnë disa pyetje në Instastory.

Njëri prej tyre i ka shkruar Monicës, “Loriku është më i bukur se ti, me vjen keq”.

Por përgjigja e gruas së kapitenit duket se nuk pritej, pasi ajo është përgjigjur fare thjeshtë “E di”, shoqëruar me një emoji buzëqeshje.

Kujtojmë se ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana, disa vite më parë ishte deklaruar i prerë se bashkëshortja e tij do të ishte shqiptare.

Në një intervistë të tijën, Loriku tha se a se nuk e kishte menduar kurrë që do martohe jme Monicën.

Ai deklaroi se i kishte thënë Monicës se lidhja e tyre nuk do të kishte jetëgjatësi, pasi e kishte vendosur se nusja e tij do të ishte shqiptare.

“Ne kemi bashkëjetuar për disa vite. Madje kur e kam njohur i thashë ne nuk do të zgjasim shumë sepse do të martohem me shqiptare”, shprehet Loriku.

Ai tregon se me vendosmërinë e saj Monica e bëri për vete, deri sa shkuan drejt altarit dhe tashmë janë prindër të Boikenit të vogël. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd