Transmetuar më 10-09-2018, 21:38
Skocia dhe Shqipëria kanë luajtur 45 minutat e para të përballjes së vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kjo pjesë e parë e luajtur në Glasgoë, është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0.
Skocia vendase, ka qenë më kërkuese për golin por nuk ka mundur ta gjej dot atë.
Ajo që u vu re në këtë takim, ishte një Shqipëri konfuze në mbrojtje.
Shqipëria e nisi 45 minutëshin e parë me këtë formacion.
Strakosha, Binaku, Hysaj, Veseli, Xhimshiti, Memushaj, Ndoj, Lilaj, Xhaka, Balaj, Gavazaj.
Kujtojmë që takimin e parë përballë Izraelit, Shqipëria e fitoi me rezultatin 1-0, me një supergol nga Xhaka. /a.k/noa.al/