Transmetuar më 10-09-2018, 16:44

Ky është momenti tronditës kur një pakujdesi e çastit e ka kthyer dasmën në mort.
Hasan Koyun, po kërcente në dasmën e motrës në Nidge të Turqisë, kur vëllai i tij i vogël, Ramazan Koyun, mori armën dhe nisi të qëllonte në shenjë gëzimi.
Një nga plumbat kapi 30-vjeçarin, i cili u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi të shpëtonte.
Policia arrestoi 9 persona, por nga hetimet doli se Hasan u qëllua nga vëllai i tij i vogël. Ramazan është arrestuar dhe po pret ditën e gjyqit.
Ndërkohë video nga dasma po bën xhiron e rrjetit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





