
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komenton propozimin e kryedemokratit Lulzim Basha për veting në politikë.
Ai thotë se propozimi i Bashës është i dështuar dhe vetë propagandë politike.
“Ky propozim është si t’i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi. Ne jemi gati për veting të vërtetë dhe reforma në drejtësi e garanton 100% atë”, është shprehur Balla, gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar.
Ndër të tjera, shtoi se Byroja Kombëtare e hetimit dhe SPAK, garanton plotësisht
vetingun e politikanëve.
Ndër të tjera shton se hetimi i tyre nuk ndalet vetëm tek politikanët por edhe tek familjarët e tyre.
Sipas Ballës, propozimi i Bashës, propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve.
Ai u shpreh i gatshëm për çdo propozim që s’prek reformën në drejtësi dhe vijimin e vetingut për gjyqtarët e prokurorët. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





