
Një maskë për fytyrën e cila ndihmon lëkurën të mos e humbasë elasticitetin dhe butësinë, është fare e lehtë për tu përgatitur në shtëpi.
Të gjitha produktet janë natyrale dhe i kemi që të gjithë në kuzhinën tonë.
Bëhet fjalë për një maskë që ka në përbërje kos, mjaltë, vaj ulliri dhe banane.
Për përgatitjen e saj ju duhet një banane, dy lugë kos, dy lugë mjaltë dhe një lugë vaj ulliri.
Përziejeni bananen në mikser deri sa të jetë bërë një masë kremoze, shtoni dy luge mjaltë, dy lugë kos dhe një lugë vaj ulliri.
Sigurohuni që masa të jetë tejet homogjene dhe para se ta vendosni në fytyrë, lëreni të pushojë për rreth 5 minuta.
Maska duhet përhapur me delikatesë dhe duhet lënë të veprojë për 20 minuta.
Pas kësaj shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm dhe do të shikoni se fytyra juaj do jetë bërë si e një foshnje, shkruan noa.al.
Veç mbani parasysh se kjo maskë nuk këshillohet për ata persona që kanë lëkurë shumë të yndyrshme. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





