



Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë në shitje kravata, të dizenjuara prej tij.
Duke publikuar fotografi dhe mesazhin e një qytetari, ai thotë se çmimi i tyre është vërtetë i kripur.
Mesazhi i publikuar nga Berisha
“Kallam Dështaku me dyqan për shitjen e kravatavë që prodhon vetë!!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital.
‘Dyqani ështeë tek Shtatë Xhuxhat në rrugën e Elbasanit. Kravatat jo vetëm qenkan të Ramës, por çmimi i tyre fillon 150€ deri 1000 dhe te fotoja e parë poshtë është dizenji. Edi Rama detyroka gjithë deputetët e drejtorët e rilindjes të blejnë aty për vete dhe dhurata. Se mbajtja e një kravate të dizenjuar nga lideri suprem tregon status!!! Te fotoja e parë poshtë është dizenji Edi Rama”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





