Transmetuar më 10-09-2018, 08:24

Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar sërish kontrollet në rrugë gjatë mesnatës mes të dielës dhe të hënës.

Aksioni është zhvilluar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.

Kontrollet janë ushtruar me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Një 22-vjeçar nga Tirana është kapur me shpejtësi 151km/h.

Policia këshillon që të tregohet kujdes me shpejtësinë, pasi nga shtëpia mund të përfundohet në spital.

Gjithashtu gjatë fundjavës Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 23 masa administrative për shpejtësi që varionin nga 145 deri në 179 km/h. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd