
Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë ku një person ka plagosur me mjet të fortë ish-dhëndrin e tij.
Konflikti ka ndodhur mes Nizami Bezat, rreth 54 vjeç, banues në Kamenicë dhe ish-dhëndrrit të tij S.M., rreth 25 vjeç, banues po në Kamenicë.
Gjatë konfliktit 54-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet të fortë ish-dhëndrin e tij i cili ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë.
Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





