
Më 6 shtator Breitbart News njoftoi se dy persona u plagosën dhe tre u vranë kur Omar Perez me armë zjarri të tipit pistoletë sulmoi klientët në hollin e bankës në Cincinnati, SHBA.
Pamjet filmike të marra nga kamerat që mbanin uniformat e policisë tregojnë oficerët që ndjekin personin e armatosur në Bankën e Pestë dhe e qëllojnë atë nëpërmjet një dritareje.
Gjithashtu nga pamjet shihen oficerët, duke lëvizur rreth perimetrit të bankës, duke kërkuar një pikë hyrjeje. Ndërsa ata lëvizin, Perez hap zjarr, dhe oficerët e policisë qëllojnë përmes xhamit duke asgjesuar autorin.
Breitbart News raportoi gjithashtu se Banka e Pestë ishte (gun free zone) një zonë ku nuk lejohet mbajtja e armëve.
Si në Jacksonville, Florida (26 gusht 2018), në shkollën e mesme Parkland (14 shkurt 2018), Orlando Pulse (12 qershor 2016), Sandy Hook Elementary (14 dhjetor 2012), kinema Aurora (20 korrik 2012) , dhe shumë vende të tjera ku ka pasur sulme në publik, të pranishmit në Bankën e Pestë nuk kishin mundësi për tu mbrojtur sepse nuk ishin të armatosur.
Shihni videon e mëposhtme:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





