Transmetuar më 09-09-2018, 16:06

Aktori turk Engin Altan Düzyatan, u bë i famshëm nga roli në serialin ‘Ertugul’.
Ai tani do jetë shumë afër jush.
Një parfum me emrin e tij shumë shpejt
mund te bëhet i juaji.
Së fundmi aktori ka marrë një ofertë të parezistueshme nga familja e Emirit të Kuvajtit.
Sheikët në fjalë i kanë ofruar aktorit të prodhojnë një parfum që do të mbajë emrin e tij dhe kanë premtuar që do ta shpërndajnë në të gjithë botën.
Engin ka udhëtuar në lindjen e mesme me bashkëshorten dhe pasi pranoi propozimin, mediat turke bëjnë me dije se kanë nisur bisedimet me firmat më të njohura të parfumeve në botë. 
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





