Transmetuar më 09-09-2018, 11:05

Ishte në prag të martesës me njeriun e jetës së saj, babanë e pesë fëmijëve, por fatkeqësisht sëmundja nga e cila vuante, i mori jetën pak orë para ceremonisë.

Jennie Cameron, 32 vjeçe, nga Skocia ndërroi jetë pak orë para se të martohej me partnerin e saj Francis Yule, 32 vjeç, babai i pesë fëmijëve të saj.

Gruaja zbuloi në muajin korrik se ishte prekur nga tumori në mitër. Fatkeqësisht, sëmundja ishte në fazë terminale, dhe mjekët i thanë Jennie dhe familjes së saj se mundësitë për të mbijetuar ishin zero.

Duke mos mundur të bëjë dot asgjë, ajo vendosi që të jetojë aq sa i mbetej nga jeta e saj, duke caktuar edhe ditën e dasmës me Francis.

Por pak orë para ceremonisë së parashikuar për në 1 shtator, gruaja ndërroi jetë në krahët e bashkëshortit të saj të ardhshëm, i cili donte që ti vendoste unazën në gisht, para se ti jepte lamtumirën e fundit.

Të gjithë mysafirët mbetën të tronditur, por duke qenë të përgatitur për momentin e dhimbshëm, u mblodhën baskë në banketin e dasmës, shkruan noa.al.

“Kishte programuar gjithçka për momentin e altarit, por nuk ia doli. Në dhjetë javë u shkatërruam të gjithë. Kujtimi i Jennie do të jetojë tek fëmijët tanë”, tha Yule, pas vdekjes së nënës së fëmijëve të tij. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd