Transmetuar më 09-09-2018, 10:33
Foto ilustruese, policia në patrullim

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një motor është përplasur me një furgon policie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, në vendin e quajtur shtëpitë e malësorëve, fshati Oblikë, Shkodër.

Një motor pa targa, i drejtuar nga shtetasi H. B., 69 vjeç, banues në lagjen “Liria”, Shkodër është përplasur me furgonin e Policisë Kufitare Shkodër me targë SH0238E.

Mjeti i policisë drejtohej nga F. K,. 49 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e rastit për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd