Transmetuar më 09-09-2018, 08:53


Një makinë tip “Benz” është shkrumbuar e gjitha, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” të qytetit bregdetar, rreth orës 04.00 të mëngjesit të kësaj të diele.
Mësohet se zjarri ka rënë në makinën me targa AA007 ER, duke çuar në djegien e plotë të tij.
U desh ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.
Sakaq policia po heton për të zbuluar rrethanat e rënies së zjarrit.
Bëhet me dije se mjeti ishte i parkuar në momentin e ngjarjes, teksa po merret në pyetje i zoti i mjetit për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





