Transmetuar më 08-09-2018, 12:55

Partia Socialiste mbledh kryesinë e saj një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Takimi ishte caktuar të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Pritet që kryesia të bëjë zyrtarizimin e përjashtimit të deputetit të Kurbinit Gjetan Gjetani.

Ajo çka është vënë re është se thuajse të gjithë janë shfaqur me atlete duke rendur pas trendit të kryeministrit.

Si e shtunë dhe ditë fundjave anëtarët e kryesisë kanë vendosur të thyejnë protokollin zyrtar të veshjes e të shkojnë në mbledhjen e thirrur nga kryeministri me atlete, shkruan Ora News.

Me atlete janë parë veç kryeministrit Edi Rama dhe  kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, kryetari i bashkisë Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj.

Meqë sot është e shtunë dhe ditë pushimi, atletet janë mjaft të rehatshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd