Transmetuar më 08-09-2018, 11:20

I vuri zjarrin kullotës së një fshatari Konispol, prangoset 43-vjeçari.
Policia thotë se ka vënë në pranga shtetasin Fatmir Filaj.
Ky i fundit, ka ndezur disa vatra zjarri në kullotën e shtetasit me inicialet Xh.D., në malin pagane të Konispolit.
Nuk dihen ende shkaqet se përse e ka ndërmarrë këtë veprim 43-vjeçari me banim në Berat.
Policia ka referuar dosjen në prokurori për veprime të mëtejshme hetimore./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





