
Muajt e fundit, kryeqendra e veriut, Shkodra është përfshirë nga disa ngjarje të rënda kriminale, ku shumë persona kënë humbur jetën.
Kjo ka detyruar qytetarët, që në pedonalen e qytetit, të organizojnë një marshim-protestë kundër krimit dhe drogës.
Me parulla në duar "kultura e Shkodrës është më fortë se plumbat e drogës", qytetarët kanë marshuar në mënyrë paqësore.
Në marshim, krahas qytetarëve të shumtë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare, që ecnin krah për krah.
Gjashtë vrasje dhe dy rrëmbime janë regjistruar në Shkodër, në një hark të shkurtër kohor.
Kjo ka detyruar strukturat e policisë që të kryenin një operacion të gjerë në zonë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





