
Një fjalim i gjatë në Asamble ai i Edi Ramës, ku u duk sikur ishte opozitar me administratën e tij, me partinë që drejton, si edhe me drejtuesit vendorë.
Duke kërkuar që partinë të mos e shohin si një vend për të bërë qoka te miqtë, por kontribut për ata që u kanë dhënë besimin, Rama u tregua i pakënaqur
Një detaj interesant, që nuk u vu re nga mediat, ishte krahasimi që bëri Edi Rama me kryetarët e PS-së, kur përmendi zgjedhjet e 2017-ës.
Puna e mirë shpërblehet me vota, tha Rama. Ai krahasoi Fierin dhe Tiranën, ku tha se në qytetin e dytë më të madh në vend, PS mori më shumë deputetë se në kryeqendrën e Shqipërisë.
“Ne kemi nevojë të riorganizohemi rrënjësisht në territor, duke marrë eksperiencat më të mira. Mos harrojmë pasqyrën e rezultateve të zgjedhjeve të shkuara. Të mos harrojmë diferencat mes Fierit dhe Tiranës, për të marrë një shembull. Mund të marrësh shumë shembuj të tjerë. Për të kuptuar se çfarë do të thotë organizim kapilar dhe çfarë do të thotë parti e organizuar me njerëzit dhe për njerëzit.
E patëm në Fier dhe morëm 10 deputetë. Nuk e patëm në Tiranë dhe morëm më pak se në Fier, në raport me votat dhe në raport me çfarë duhet të kishim marrë me gjithë ato punë të mëdha që kemi bërë në Tiranë”, tha Rama.
Por, a është ky një “thumb” për Saimir Tahirin, që ishte kryetar i Partisë Socialiste në vitin 2017? /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





