
Ishte zhdukur në Gjermani pesë vite më parë kur ishte e mitur, gjendet në Itali.
Maria H., sot 18-vjeçe, ishte larguar nga banesa e saj në Freiburg të Gjermanisë së bashku me një elektricist 40-vjeçar të identifikuar si Bernhard Hasse, i cili është arrestuar nga policia.
E mitura kishte krijuar lidhje intime me këtë person shumë më të madh se vetja dhe kaloi në mënyrë ilegale në Poloni bashkë me të.
Më pas, ajo iu drejtua Italisë ku jetoi “si fantazmë” në Milano, për pesë vite me radhë.
Askush nuk dyshonte te e reja e cila ende kërkohej në Gjermani nga familjarët.
Së fundi, raportet e saj me elektricistin ishin prishur shkruan noa.al.
Tani që mbushi 18-vjeçe dhe askush nuk mund më ta detyrojë se çfarë të bëjë me jetën e saj, adoleshentja vendosi të rilidhet me familjen.
“Kur mbusha 18-vjeçe, nuk mund të shqetësohesha se do më mbyllnin në ndonjë qendër, dhe gjeta kurajën të kthehem te familja”, tha ajo.
Në Itali ajo kishte bërë punë të ndryshme për të siguruar jetesën./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





