





Mjaftuan pak fjalë që të shkaktonin fundin e martesës mes princit Charles të Anglisë dhe Lady Diana. 21 vite pas vdekjes së princeshës së Wellsit, më e dashura e popullit britanik dhe 22 vjet pas ndarjes zyrtare mes tyre, zbulohen disa fjalë që princi i tha Dianës dhe që duket se çuan në divorc.
“Oh Zot, është djalë”, i tha Charles, kur zbuloi gjininë e djalit të dytë Harry.
Është kjo ajo që thuhet në librin biografik të Andrew Morton, “Diana: Her True Story”, ku citohet ajo që ka thënë Lady Diana në një intervistë në vitin 1991, duke hedhur dyshime se kriza me të shoqin, nisi pikërisht pas lindjes së Harry.
Charles donte vajzë dhe kishte qeshur madje edhe me ngjyrën e flokëve të djalit, “Është me flokë të kuq”.
Sipas biografit, Diana u mundua të mbante të fshehtë se Harry ishte djalë, deri pak para lindjes, pikërisht sepse e dinte dëshirën e të shoqit për vajzë, shkruan noa.al.
Ndër të tjera, këtë dëshirë e kishte fshehur edhe gjatë shtatzënisë së dytë të nuses së djalit Kate Middleton, ku duket se iu kënaq egoja pas lindjes së vogëlushes Charlotte. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





