Transmetuar më 07-09-2018, 14:00
Foto ilustruese

Një operacion i policisë së Vlorës i koduar “The Truck” (Kamioni), ka vënë në pranga një person të shumëkërkuar.

Albano Rakipi, 26 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të enjteje.

Ai akuzohet për trafik droge, lidhur me një ngjarje të ndodhur më 29 janar 2017.

Më konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në kamionin me targë AA 8220S/AD801, në pronësi të firmës së tij që transportonte fruta-perime, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë e 650 gramë, kanabis sativa.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në 22 mars të këtij viti, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në ngarkim të Rakipit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafiku i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd