Transmetuar më 07-09-2018, 11:34

Presidenti Ilir Meta është pyetur sot nga gazetarët lidhur me votimin e dekretit për kthimin e ligjit të Teatrit Kombëtar në Kuvend.

Ai tha se “Kuvendi është sovran për të vendosur, s’kam asnjë koment për këtë çështje. Nuk kam asnjë arsye të paragjykojë vendimet e Kuvendit, i cili sapo ka çelur punimet”.

Po ashtu shtoi se rëndësi ka bashkëpunimi për të mirën e vendit.

Ndërkohë ai kërkoi që palët të jenë më të përgjegjshme sa i takon detyrimeve dhe angazhimeve që Shqipëria ka në kuadër të integrimit europian.

Lidhur me propozimin e Partisë Demokratike për veting ndaj politikanëve, përmes ndryshimit të Kushtetutës, ai tha se nuk ka koment për këto iniciativa.

“Shpresoj në një bashkëpunim dhe lexim të përbashkët të atyre sfidave me të cilat duhet të përballohet politika shqiptare në mënyrë të bashkuar për të garantuar çeljen e negociatave”, deklaroi Meta. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd