Transmetuar më 07-09-2018, 09:45

Një ngjarje e rëndë, e cila u përmbyll me fund të lumtur. Rachel Elliott, një 25-vjeçare irlandeze, u zgjua nga koma pas afro një muaji.

Ajo arriti të përqafonte djalin e saj Ronnie, i cili ishte pika e saj e dobët. Gruaja kishte pësuar një aksident të rëndë rrugor më 19 gusht, gjatë të cilit humbën jetën dy vajza 20-vjeçare, ndërkohë që gjendja e saj u përkeqësua menjëherë, duke bërë që familja ti humbte shpresat për shpëtim.

Rachel pësoi dëmtime serioze në kokë dhe në shtyllën kurrizore, por gjatë kohës që qëndroi në koma, familja i qëndroi gjithë kohës pranë.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale të cilës iu nënshtrua në Beaumont Hospital, të Dublinit, nëna e re përfundoi në koma, ndërkohë që i çuan djalin çdo ditë që ta takonte.

Në momentin që u përmend, ajo përqafoi vogëlushin, ndërsa momenti emocionues u fotografua nga motra e saj Rachel.

Ajo e publikoi fotografinë në Facebook, ku shkroi, “Nënë e bir, janë më në fund bashkë. Fotografia tregon se më në fund janë të lumtur bashkë, një ditë shumë emocionuese”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd