Transmetuar më 06-09-2018, 21:38

Burt Reynolds
Hollivudi në zi. Ndahet nga jeta një prej emrave më të mëdhenj të industrisë së filmit në botë.
Bëhet fjalë për aktorin e njohur Burt Reynolds. Ai është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 82-vjeçare.
Reynolds humbi jetën pas një ataku në zemër. Ai ndodhej i shtruar në një spital në Florida pasi gjendja e tij shëndetësore që fundi ishte përkeqësuar.
Reynolds u bë i famshëm në vitet ’70 me filmat “Deliverance”, “The longest yard”, “Smokey and the bandit”.
Ndërkohë, së fundi ai ishte angazhuar në xhirime me filmin “Once Upon a time in Hollywood” me Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





