Transmetuar më 06-09-2018, 14:57

Metoda nga më të ndryshmet gjejnë njerëzit për të fshehur lëndë narkotike, por një grua nga Shtetet e Bashkuara ka gjetur vërtet vendin më të çuditshëm.

Ajo u kap duke tentuar të kontrabandonte kokainë, të cilën e kishte futur brenda takave.

Denise Marie Woodrum u kap në aeroportin e Sidneit vitin e kaluar pasi zyrtarët e kufirit i gjetën kokainë të fshehur brenda takave të larta dhe sende të tjera në bagazhin e saj.

Ndërkohë sot ajo është lënë në arrest me burg.  51-vjeçarja tha se ishte marshtruar nga një person në internet.

Në janar, ajo u deklarua fajtore për importin e paligjshëm, por i tha gjykatës se ishte viktimë e një romance fake online.

Të enjten, Gjykata e Rrethit Neë South Wales dënoi Ëoodrum, nga Misuri, me një maksimum prej 7.5 vite burg. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd