Transmetuar më 05-09-2018, 21:13

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt
Jennifer Aniston dhe Brad Pitt kanë qenë një prej çifteve më të dashur të botës së Show Bizz-it, të paktën deri kur mes tyre hyri Angelina Jolie.
Tani që Pitt është ndarë edhe nga Jolie, media rozë prej kohësh flasin për një “ringjallje” të romancës mes dy ish-bashkëshortëve.
Ditët e fundit është përfolur se ata janë çift prej një viti.
Madje, Aniston dhe Pitt kanë qenë në liqenin e Comos në Itali duke kaluar “muaj mjalti” në vilën e George Cloneey.
Kjo bëri që në zonën turistike të zbarkojnë qindra paparazzë dhe fotoreporterë.
Pas zhurmës së krijuar, ka reaguar komuna e Laglios që thotë se “ishte fake news”./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





