Transmetuar më 05-09-2018, 14:44

Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij, në Kukur të Gramshit.

Ngjarja është raportuar një ditë më parë, ku Ferdinand Tafa, 57 vjeç, u gjet pa shenja jete në banesën e tij.

Mësohet se ai kishte qenë për darkë nga motra e vet, teksa vuante edhe nga problem të shëndetit mendor.

Nga veprimet e kryera, dyshohet se shtetasi Ferdinad Tafa, gjatë natës ka shkaktuar aksidentalisht vatër zjarri në rrobat e gjumit, dhe si pasojë e asfiksisë nga tymi i shkaktuar në dhomë, ka gjetur vdekjen.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Parë Elbasan, për vlerësim. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd