Transmetuar më 05-09-2018, 12:13

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, në një dalje për mediat ditën e sotme, reagoi lidhur me mbylljen e klasave kolektive.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, ajo tha se klasat kolektive ishin problem edhe kur ministria drejtohej nga opozita e sotme.

Por sipas saj, ata nuk patën kurajo që ti zbatonin planet, por tha se mazhoranca aktuale nuk do të heshtë.

“Jam sot këtu për ju të dashur prindër e mësues të Shqipërisë, për të bashkëpunuar e dhënë llogari por edhe për ftesën që të na ndihmoni në këtë betejë të vështirë për 33 mijë nxënës të klasave kolektive. Ne nuk kemi synim mbylljen e shkollave por një arsimim më të mirë për 33 mijë nxënësve që mësojnë në klasa kolektive”, u shpreh Nikolla.

Ajo bëri me dije se nxënësit e klasave kolektive do të transferohen në klasa respektive, në shkollat më të afërta me ta.

Në këtë drejtim shtoi se për këtë çështje është hartuar një plan i posaçëm. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd