Transmetuar më 05-09-2018, 11:44

Një emigrant shqiptar është gjetur i vrarë me armë zjarri, në Spanjë.

Mësohet se viktima është një 43-vjeçar, i cili është gjetur i vdekur në zonën e Terragona.

Identiteti i tij nuk bëhet me dije dhe as nëse ishte person me precedentë penalë.

Trupi i pajetë u gjet rreth orës 00.45 të kësaj të mërkure, në një rrugë në Reus.

Efektivët e policisë konstatuan se shqiptari ishte ekzekutuar me disa të shtëna arme zjarri.

Aktualisht policia e Tarragonës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd