
Një shqiptar i ka dhënë fund jetës tragjikisht në Gjermani, duke u hedhur nga ura.
Viktima është 42-vjeçari Berat Jasani, i cili qysh prej vitit 2015 kishte shkuar me familjen në Gjermani.
Por pak ditë më parë autoritetet i kishin komunikuar kthimin në Shqipëri.
Vetëm vajza e tij e cila ishte e specializuar si infermiere, kishte mundësi të vijonte qëndrimin.
Dyshohet se akti tragjik është kryer në gjendje të rënduar psikologjike, ku Jasani është hedhur nga ura e Almeloer pasditen e së hënës.
Ai kishte shfaqur shenja mërzie, për shkak të refuzimit të lejes së qëndrimit.
Gjatë së martës, autoritetet gjermane do të bënin depërtimin e familjes shqiptare. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





