Transmetuar më 04-09-2018, 11:42

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në parangat e policisë kufitare të Morinës.

Shërbimet e policisë kufitare në Morinë në hyrje bënë ndalimin e Valdrin Nikqi, 31 vjeç, banues në fshatin Nebergjan, Kosovë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, 31-vjeçari rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Belgjikë.

Gjykata e Shkallës së Parë Bruges-Belgjikë, më 25 nëntor 2016, e  ka dënuar 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Belg.

Në përfundim të veprimeve  hetimore, policia e Kukësit bëri arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin belg. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd