Transmetuar më 04-09-2018, 11:29

Vritet një person brenda godinës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10 të mëngjesit të kësaj të marte.

Policia thotë se në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se në shënjestër të të shtënave është vënë një punonjës i një lokali, i cili është qëlluar nga një punonjës i sigurisë.

Viktima ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Bëhet me dije se rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së. Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, nga ana e autoriteteve. /a.y/noa.al