Transmetuar më 04-09-2018, 10:18

“Qytetarë refuzojeni pagesën e Rrugës së Kombit, është vjedhje”.

Është kjo thirrja që bën kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Ai thotë se Kryeministri për vete shkon në shtëpi në Surrel pa paguar asnjë lekë, ndërsa kuksianët e varfër duhet të paguajnë lekun e fundit për të hyrë në shtëpi.

Sipas tij, Qeveria hajdute kërkon sërish që të fillojë pagesa të Rruga e Kombit, që me paratë e qytetarëve të mbushë xhepat e saj dhe të oligarkëve.

“Pasi i bëri lekët rrush e kumbulla për vetura luksoze, wc e zyra për qejf të saj tani do që t’ju rrjepë lekët qytetarëve të varfër. Qytetarët paguajnë qindra milionë euro për rrugët ndaj dhe karburantin e kanë shqepur me taksa dhe është me çmimin më të tmerrshëm në Europë krahasuar me pagat e mjerueshme të shqiptarëve”, shton Vasili,

Ai e mbyll qëndrimin e tij duke ftuar qytetarët të refuzojnë pagesën, duke e cilësuar si një vjedhje të turpshme. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd