Apple njoftoi se në datën 12 shtator do të prezantojë iPhone-ët e rinj në teatrin “Steve Jobs” në Cupertino të Kalifornisë (SHBA).
Kompania, si zakonisht, nuk ka specifikuar se çfarë do të shpallë, por është e qartë se pritet që të prezantohet iPhone-i i saj më i ri, zyrtarisht në dy versione, por një i tretë me kosto më të lirë, thuhet se është surpriza që sjell Apple këtë fillimvjeshte.
Këtë radhë, nuk do të kemi prezantimin e një por 3 iPhone-ve të rinj, si dhe smartwatch-in e ri të gjeneratës së katërt Apple Watch dhe modele të reja iPad Pro.
Pritet që të paktën dy nga telefonat e rinj të përdorin iPhone XS (kjo është "dhjetë S", me sa duket).
Dy Iphone-t e rinj XS pritet të jenë i pari në versionin standard 5.8 inch (polësh) dhe i dyti, XS Plus, 6.5 inch.
Sakaq, pritet të dalë edhe një Iphone low cost me ekran 6.1 inch dhe cilësinë LCD të ekranit.
Ndërkohë një foto e zbuluar thotë se është rishikuar modeli Apple Watch 4.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd