Transmetuar më 03-09-2018, 18:33

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjishëm i Burgjeve, Arben Çuko. Noa ka mësuar se në vend të tij është caktuar Stefan Çipa.

Në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë thuhet se “ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve".

Ministria thekson se ndryshimi vjen "veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”.

Arben Çuko ka qenë edhe deputet i Partisë Socialiste, dhe pasi nuk e gjeti veten në listat e zgjedhjeve të kaluara, u caktua në krye të burgjeve.

Ai ka evidentuar disa probleme në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Vetë Çuko nuk ka reaguar për këtë lëvizje. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd