
Me siguri ju ka ndodhur të paktën njëherë kur në televizorin tuaj Smart, teksa shihni platformën Netflix, ju kap dëshira për të bërë abonimin që është i kushtueshëm.
Por, ekziston një truk që juve të mund të keni akses pa paguar asgjë, dhe pa rrezikun për ndëshkim që lidhet me piraterinë televizive.
E krijuar në vitin 1997 si platformë për videolojërat, Netflix prej vitit 2008 ofron edhe shërbimin e filmave.
Prej vitit 2017, Netflix ka më tepër se 109 milionë të abonuar në mbarë botën. Kostoja për abonimin nis nga 7.9 euro në muaj por ekziston edhe një mënyrë për të parë programet gratis në platformën më të famshme në botë në livestream.
Kjo mënyrë u ofrohet klientëve në Itali.
Pa pasur nevojë për abonim, falë disa promocioneve të “3 Italia”, mund të përfitohen 3 muaj shikim i lirë në Netflix. Kjo vetëm përmes ofertave të celularëve.
Pra, një ofertë në telefonat celularë, e parashikuar për tre muaj, automatikisht i bën këta klientë edhe të “abonuar” në Neflix.
Po në Shqipëri? Ende nuk ka një bashkëpunim të tillë mes kompanive të telefonisë dhe gjigantit botëror.
Sa i takon metodave të tjera, ato dihet se janë forma piraterie./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





