
Një operacion i policisë së Vlorës i koduar “Shëtitësit”, ka bërë ndalimin e dy djemve të mitur të akuzuar për vjedhje.
Nga hetimet e kryera nga policia është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur në 1 shtator në qytetin e Fierit ku në lagjen “1 Maj” Fier, ku dy persona i kanë vjedhur çantën shtetases V.Ll., 40 vjeçe.
Si të dyshuar për ngjarjen janë shtetasit K.B., 13 vjeç dhe R.L., 14 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Nga kontrolli i banesave të tyre, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e lekëve të vjedhura dhe sendet e tjera që ndodheshin në çantë 659 mijë lekë të reja, dy pasaporta, një kartë identiteti, 1 kartë banke dhe sende të tjera në emër të shtetases V.Ll.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim nga ana e Drejtorisë së Policisë Fier. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





