
Përpikmëria zvicerane kësaj here duket se është tepruar vërtëtë, pasi një e moshuar 92-vjeçare u gjobit 100 franga, pasi hipi në një autobus 4 minuta më parë.
Është kjo ajo që ka ndodhur në Winterthur, të Zyrihut.
E moshuara ishte e pajisur me abone për përdorimin e mjeteve publike që në orën 09.00 të mëngjesit.
Por kontrollori, e gjobiti për shkak se e moshuara hipi në orën 08.56 minuta.
“Rregulli është rregull, por u inatosa së tepërmi, pasi prisja të më kritikonin por jo gjobë”, tha e moshuara për mediat vendase, shkruan noa.al.
Episodi daton më 7 gusht, por vetëm këtë javë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
Ndërkohë një zëdhënës i kompanisë së transporteve pranoi se një kontrollor, ndonjëherë mund ta mbyllë njërin sy, por sipas tij duhen rregulla strikte, pasi në të kundërt situata del nga kontrolli. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





